Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.04.2019 09:17

​Zjarri shkatërron kornizën e katedrales Notre Dam

Prishtinë | 15/04/2019 21:10

E gjithë korniza e katedrales Notre Dam në Paris është djegur, nga një zjarr që ra gjatë ditës së sotme, deklaroi zëdhënësi i katedrales.

“Gjithçka është duke u djegur. Nga korniza, që njëra pjesë është e shekullit XIX dhe pjesa tjetër e shekullit XIII, nuk do të mbetet më asgjë”, u shpreh me keqrdhje Andre Finot.

“Tani duhet të shohim nëse kubeja, që mbron katedralen, do të preket apo jo”, shtoi ai

Nga ana tjetër, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, anuloi një fjalim të rëndësishëm të parashikuar për sot në mbrëmje në përgjigje ndaj jelekverdhëve, do të shkojë në mjediset e Notre Dam në Paris, për të ndjekur nga afër operacionet e zjarrfikësve, njoftoi presidenca franceze./ATSH/ 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress