Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 15.11.2018 06:55

​​ Zjarrfikësit të enjten në protestë

Prishtinë | 10/07/2018 12:08

Zjarrfikësit të cilët janë të pakënaqur me kushtet dhe pozitën e tyre, kanë vendosur që të protestojnë të enjten para Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka në një konferencë për media, paralajmëroi protestën e punonjësve të këtij shërbimi .

 E arsye për këtë sipas tij  është mungesa e kushteve të punës,  si dhe problemet e shumta  me të cilat ata përballen si në aspektin e të drejtave të punëtoreve, po ashtu dhe në  mos  implementimin e ligjeve në fuqi.

Ai tha se kanë pasur shumë premtime nga institucionet e vendit, por se ato kanë mbetur vetëm në letër dhe se gjendja në këtë shërbim,  vetëm sa është përkeqësuar dhe se nuk është bërë asnjë hap para.

Beka thotë se ata kanë shpresuar se me rishikimin e buxhetit, do të bëhet zgjidhje për ta, por tani thuhet se s’do të ketë fare rishikim.  Ndërsa pohon se kështu më nuk mund të funksionojnë, pasi që institucionet të  cilat po neglizhojnë çështjen e tyre, po arrijnë që të gjejnë mënyra për t’i realizuar benefitet për vete./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress