Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 14.12.2019 01:00

​Ziadin Sela: Shqipëria londineze është e rrethuar me shqiptarë në të gjitha anët

Prishtinë | 20/11/2019 23:21

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka thënë se nëse hapet tema e ndërrimit të territoreve, duhet të flitet për kufijtë e të gjithë shqiptarëve.

“Tema e kufirit daton që një kohë të gjatë. Që nga luftërat ballkanike. Kufijtë e vendosur nga Britania e Madhe janë të padrejta. Kjo daton që nga luftërat e Napoleonit, i cili luftoi kundër ekspansionit rus. Shqipëria londineze është e rrethuar me shqiptarë në të gjitha anët. Ballkani ka pasur një balancë shumë të mirë të forcave që është prishur nga Konferenca e Londrës”, tha Sela në T7.

“Presidenti ka folur për Preshevën, por nëse hapet kjo temë e kufirit pse të mos shkohet edhe pak më poshtë në jug dhe të flitet për kufijtë e shqiptarëve në përgjithësi. Ndryshe nuk duhet të flitet për kufijtë fare”, tha ai.

Ai ka pohuar se në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni të Veriut se partitë shqiptare ka gjasa të bashkohen në zgjedhjet tjera, por pa BDI-në. “Ka gjasa për bashkim të partive shqiptare pa BDI-në”, ka thënë Sela.

Sela thotë se për shkak se BDI ka qenë për një pjesë të madhe në pozitë së bashku me parti maqedone, ajo nuk meriton të qeverisë më dhe duhet të reflektojë.

“BDI që udhëhiqet nga Ali Ahmeti ka qenë në pozitë gjatë kohës kur ndodhnin skandale të shumta qeverisëse dhe procese të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve”, tha Sela.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress