Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 19.11.2017 06:49

​Zhytësit rusë nxjerrin tanket amerikane nga fundi i Detit Barenc (Video)

Prishtinë | 15/07/2017 23:27

Ekspertët nga njësia për shpëtim e flotës veriore të marinës luftarake ruse në kuadër të stërvitjeve taktike-speciale në rajonin e ishullit Kildin në Detin Barenc, nga fundi i detit kanë nxjerrë dy tanke amerikane të tipit Sherman.

Tanket i takojnë kohës së Luftës së Dytë Botërore dhe ato ishin duke u transportuar me anijen Tomas Donaldson, e cila ishte fundosur në vitin 1945, ka njoftuar shërbimi për media i Flotës veriore ruse.

“Këta janë tanku i tretë dhe i katërt, të cilët ekspertët e flotës veriore i kanë nxjerrë nga anija Tomas Donaldson gjatë disa viteve të fundit”, thuhet në kumtesë, transmeton TASS.

Njësia e shpëtimit të flotës veriore dhe dy zhytës më 3 korrik të këtij viti arritën deri te vendi ku është fundosur anija transportuese amerikane.

Gjatë javës zhytësit me pajisje të lehta dhe me ndihmën e aparateve nënujore me komandë në distancë kryen punimet në thellësi prej 50 metrash.

Ata arritën me sukses arritën të largojnë pjesët e shembura të anijes mbi kuvertë dhe nga hapësira e ngarkimit nxorën në sipërfaqe dy tanke Sherman, si dhe disa objekte më të vogla.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress