Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 11.12.2018 09:09

​Zëvendësministrat në Qeverinë Haradinaj, tragjikomedi

Prishtinë | 02/01/2018 11:10

Qeveria e Kosovës gjatë njëqind ditëshit të parë të qeverisjes, ka emëruar 69 zëvendësministra, të cilët i kushtojnë buxhetit të Kosovës me miliona euro. E tërë këtë situatë të krijuar, analistët e quajnë sa komike, po aq dhe tragjike.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se numri i madh i zëvendësministrave, ka krijuar një situatë qesharake. Ndërsa thotë se Haradinaj,  para se të bëhet kryeministër thoshte se mjafton një zëvendësministër në një dikaster qeveritar, respektivisht në një Ministri. Tash me ardhjen e tij në krye të Qeverisë, sipas Mushkolajt  ka emëruar pesë madje dhe gjashtë zëvendësministra në ministri të caktuar.


Mushkolaj thotë se nuk mund të bëhet punë as efektive as serioze me 70 zëvendësministra, me qindra këshilltarë dhe me ndërrime të rregulloreve, që vetëm mundëson shtimin e numrit të këshilltarëve. Dhe se kjo qasje e Haradinajt sipas tij, është  totalisht e gabuar, e cila më shumë pengon se sa ndihmon.


Edhe analisti Behlul Beqaj,  thekson se një njollë e zezë e kësaj Qeverie, është numri i madh i zëvendësministrave. 



I pyetur për këtë numër të madh të zëvendësministrave kryeministri Ramush Haradinaj nuk foli për numrin e madh të zëvendësministrave por tha se dy nga ta kanë dhënë dorëheqje duke përmendur tashmë deputetin Muharrem Nitaj i cili ka qenë zëvendësministër i Arsimit dhe Brahim Mehmetaj i cili ka qenë zëvendësministër në FSK ndërsa tash është emëruar drejtor i një Drejtorie në komunën e Prishtinës.

Ndryshe numri prej 69 zëvendësministrave i kushton buxhetit të Kosovës 79 mijë e 350 euro në muaj, ose 952 mijë e 200 euro në vit pasi që ata marrin nga 1150 euro pagë bruto në muaj./KosovaPress/


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress