Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 25.03.2019 07:44

​Zelanda e Re tronditet nga dy sulme terroriste, 40 të vdekur

| 15/03/2019 08:04

Të paktën 40 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur rëndë në dy sulme në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e përshkroi incidentin si sulm terrorist ndërsa tha se vendi i saj po kalon ditët më të errëta.

Komisari i policisë, Mike Bush, njoftoi se tre burra dhe një grua janë në paraburgim, por paralajmëroi se shumë të dyshuar mund të jenë të lirë.

Fillimisht janë dëgjuar disa të shtëna, ndërsa më pas njerëzit kanë vrapuar, ndërsa tët tjerë kanë mbetur të gjakosur në tokë.

Kryeministri i Australisë Scott Morrison tha se një nga të arrestuarit ishte një qytetar australian. Ai e përshkroi sulmuesin e dyshuar si një "terrorist të dhunshëm ekstremist të krahut të djathtë".

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress