Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 08:36

​Zekiri: Aleanca për Shqiptarët dhe Besa mund ta mundin BDI-në

Prishtinë | 12/11/2019 23:22

Deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri tha se partia e tij është e hapur për koalicione parazgjedhore me partitë shqiptare, duke përjashtuar BDI-në nga çdo mundësi bashkëpunimi.

Sipas tij, Aleanca për Shqiptarët dhe Besa mund të jenë formula e duhur për të fituar BDI-në dhe për të sjell risi në qeverinë e ardhshme të Maqedonisë së Veriut.

Ai madje e ka ndërlidhur situatën në Maqedoni të Veriut me atë në Kosovë, duke thënë se sikurse në Kosovë që partitë e dala nga lufta kanë rënë nga pushteti, e njëjta pritet të ndodhë edhe në Maqedoni, duke aluduar në humbjen e BDI-së.

Zekiir ka thënë se duhet të hetohet më detalisht rasti i Lagjes së Trimave. Sipas tij, në këtë rast, kanë gisht shërbimet sekrete. Ai madje thotë se më 9 dhe 10 maj në Kumanovë, personat që u vranë dhe që u kapën kanë qenë vetëm aktorë, por sipas tij, duhet që para drejtësisë të dalin edhe skenaristët.

“Zotri Kurti ka kërkuar hetim ndërkombëtarë për rastin e Kumanovës. Ia ka kërkuar Zaevit, nuk e di a është mirë që e them, por atë ditë që ishte në takim i kërkoi kryeministrit tonë”, tha ai në T7.

Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress