Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 09.12.2019 11:15

​Zeka: Isa Mustafa nuk ka përkrahje të mjaftueshme as brenda LDK-së

Prishtinë | 03/12/2019 00:00

Themeluesi i Partisë Euroatlantike dhe ish-deputeti, Milaim Zeka ka thënë në T7 se askush nuk ia siguron Isa Mustafës që do të zgjidhet presidenti i Kosovës.

“Kush ia siguron Isa Mustafës postin e presidentit. Edhe po të lidhej një marrëveshje për propozim të presidentit, përsëri asgjë nuk është e sigurt”, ka thënë Zeka.

“Nëse shkohet me votim të fshehtë shumë zyrtarë të VV-së dhe LDK-së nuk do e votonin për president Isa Mustafën. Ai nuk ka përkrahje të mjaftueshme as brenda LDK-së. Elektorati i VV-së nuk e dëshiron atë president. Nuk e di si po mund të kërkojnë postin e kryeparlamentarit dhe presidentit plus pesë ministri”, tha Zeka.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress