Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 08:13

​Zaev: Mickoski mbrëmë tentoi të merrte nën kontroll drejtësinë

Shkup | 11/09/2019 12:19

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev në një konferencë për shtyp para gazetarëve foli rreth mbledhjes së mbrëmshme mes mazhorancës dhe opozitës për fatin e PSP-së.

Zaev tha se i vjen keq që mbas 7 orësh diskutim nuk arritën dot një marrëveshje me opozitën dhe akuzoi këta të fundit se, opozita tentoi mbrëmë të kthente sërish “Gruevizmin”.

Ai theksoi se ai dhe mazhoranca ishin të hapur në ketë mbledhje, kreativ, se panë në sy opozitën për të mirën e popullit, por opozita nuk u përgjigjën në të njëjtën mënyrë. Ai i akuzoi se opozita kërkonte vetëm një gjë: marrjen nën kontroll të Prokurorisë.

“Atyre nuk u interesonte asgjë tjetër përveç marrjes nën kontroll të Prokurorisë, nuk u interesonte anëtarësimi në NATO e as në BE, dhe as interesi i qytetarëve. Atyre nuk u interesonte një Prokurori e re nën kontrollin e tyre, atyre u interesonte se ku do të shkonin lëndët, se kush do t’i merrte lëndët, kush do ti analizonte lëndët një për një, d.m.th. mbrojtja e krimit, kthimi i regjimit të vjetër Gruevskian”, akuzoi Zaev./AlsatM

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress