Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 26.06.2019 04:47

​Zyrtarisht nisi transformimi i FSK-së në ushtri

Prishtinë | 21/01/2019 08:57

Zyrtarisht sot ka filluar tranzicioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, e hapi i parë është emërtimi i Ministrisë së Mbrojtjes.

Zbulimi i pllakës me mbishkrimin Ministria e Mbrojtjes është bërë në një ceremoni, ku ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me rastin e zbulimit të pllakës, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, ka thënë se sot është dita e parë kur fillon tranzicioni, tranzicion i cili pritet të zgjasë deri në 10 vite.

"Që nga sot do të ndryshojë emërtimi i ministrisë tonë dhe do të jetë Ministria e Mbrojtjes, me këtë rast dua t'i falënderoj të gjithë ata që kontribuuan që ministria jonë të shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në ushtri të Kosovës. Zyrtarisht që nga sot, është ditë e parë kur fillon procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës", tha ministri.

Ai ka falënderuar të gjithë partnerët ndërkombëtare, ShBA-të, përfaqësuesit e NATO-së. Po ashtu, ai ka falënderuar edhe kryeministrin e Kosovës, për të cilin thotë se në vazhdimësi në të gjitha etapat e ka përkrahur transformimin e FSK-së dje do të vazhdojë ta përkrahë edhe në procesin e tranzicionit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbështetur fjalët e ministrit.

Ndryshe, më 14 dhjetor të vitit të kaluar në Kuvend të Kosovës janë miratuar ligjet që i kanë dhënë mandat ushtarak Forcës së Sigurisë së Kosovës./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress