Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.06.2019 01:57

​Washingtoni: Dronët kinezë mund të përdoren për spiunazh

| 21/05/2019 15:16

SHBA-ja paralajmëroi sot se dronët e prodhuar në Kinë mund të përbëjnë rrezik për spiunazh, në kontekstin e një rivaliteti teknologjik mes dy fuqive.

Sipas televizionit amerikan, CNN, Departamenti amerikan i Sigurisë së Brendshme (DHS) lëshoi dje alarmin për të sinjalizuar rrezikun e mundshëm në aspektin e të dhënave të përdoruesve që mund të përbëjnë dronët e prodhuar në Kinë.

Njoftimi nuk përmend asnjë prodhues, por 70% e dromëve civilë të planetit janë prodhuar nga kompania kineze DJI.

‘’Qeveria amerikane është shumë e shqetësuar nga produktet teknologjike që mund të futen tek të dhënat amerikane në territorin e një shteti autoritar dhe t’u mundësojnë shërbimeve sekrete të kenë lirisht akses në këto të dhëna ose të abuzojnë në forma të tjera’’, thuhet në njoftim sipas CNN.


Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress