Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.04.2019 01:13

​Walker thotë se marrëdhëniet me SHBA-në janë zbehur, i shqetësuar me ikjen e të rinjve

Prishtinë | 18/02/2019 14:32

“Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të forta. 20 vjet më parë secili në Amerikë dinte diçka për Kosovën dhe secili këtu e donte Amerikën. Për të dyja anët kjo është zbehur”, kështu shprehet, miku i madh i shqiptarëve, diplomati amerikan, William Walker. Në një intervistë për KosovaPress, ai thotë se duhet të rikthehet interesi i Amerikës për Kosovën, e sa i përket kësaj ai tha se ndjehet i zhgënjyer.

Njëzet vjet më parë ai i kishte rrëfyer botës për masakrën e Reçakut. Ngjarje kjo nga më të përgjakshmet në Kosovë.

E njëzet vjet pas, ish-shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, William Walker, thotë se e ka shumë të freskët pamjen e tmerrshme të Kosovës.

Në 11 vjetorin e Pavarësisë së saj, ai bënë lutje që të gjithë të punojnë për të. Thotë se nuk i pëlqen të dëgjojë teksa rinia nuk po qëndron në Kosovë. 

Pas rrëfimit të Walker në komunitetin ndërkombëtarë për masakrën e Reçakut, ajo është njohur si një nga ngjarjet kryesore, që ka shënuar një kthesë të madhe qysh në atë kohë, në diplomacinë ndërkombëtar. Kthesë kjo në raport me Serbinë e asaj kohe dhe Kosovën, duke i paraprirë të gjitha tyre çfarë ndodhën, që çuan deri tek fushata 78 ditore e bombardimeve ajrore të NATO-s.

E përkrahje të njëjtë, 20 vjet pas Kosova nuk po gjen nga ndërkombëtarët.

Diplomati amerikan, thotë se marrëdhëniet aktuale me SHBA-në nuk janë shumë të forta, për të cilën thotë se është i zhgënjyer.

Walker thotë se do të punojë që të rindezët interesi i Amerikës për Kosovën.

Në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, FSK ka parakaluar në sheshin e kryeqytetit, për herë të parë si Ushtri e Kosovës. William Walker thotë se 20 vjet më parë kur ka njohur Kosovën, asnjëherë nuk ka besuar se një gjë e tillë do të mund të ndodh.

Miku i madh i shqiptarëve e diplomati amerikan, William Walker, si në çdo përvjetor të shtetit të Kosovës edhe këtë vit ka ardhur për ta festuar 11-vjetorin e pavarësisë./Sh.Pajaziti

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress