Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 20.05.2019 11:59

​VV: Kjo protestë është aktakuzë kolektive ndaj sistemit të dështuar të drejtësisë

Prishtinë | 26/04/2019 14:45

Lëvizja Vetëvendosje ka protestuar para Prokurorisë së Shtetit, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të saj, Aleksandër Lumezi.

Sipas drejtuesve të VV-së  shteti  asnjëherë nuk ka qenë më i kapur sesa sot, për arsye të sistemit të dështuar të drejtësisë.

Për këto arsye, kjo parti formalisht ‘ngriti katër aktakuza’ ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ministrit Pal Lekaj dhe vet kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi. Të gjithë këta, sipas VV-së kanë bërë vepra penale.

Lideri i partisë, Albin Kurti tha se kjo ka qenë protestë që do t’i paraprijë protestës së madhe, siç konsideron ai kundër PAN Hajnisë.

Në mesin e qindra njerëzve, thirrjeve dhe pankartave në duar kundër kryeprokurorit dhe sistemit të drejtësisë, shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, u shpreh se kjo protestë është zemërim i padrejtësisë që është duke u zhvilluar në Kosovë  dhe se kjo do të jetë revoltë e padrejtësive që po bëhen vazhdimisht.

Ai u shpreh se janë bërë bashkë për të shpallur një aktakuzë kolektive ndaj sistemit, siç thotë ai të dështuar të drejtësisë.

Për deputeten tjetër Albulena Haxhiu kjo protestë është dëshmi që me hajna nuk do të ketë shtet dhe se për këtë arsye ato do të vazhdojnë dhe do të jenë paqësore.

Haxhiu kërkoi që të largohen gjithë prokurorët që, ajo i cilësoi si të emëruar politikisht dhe të filloi hetimi ndaj gjitha vendimeve, që ajo i konsideron skandale korruptive. 

Të ashpër në fjalime ishin disa studentë, të cilët formalisht bën kallëzime penale ndaj presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kryeprokurorit Aleksandër Lumezi dhe ministrit Pal Lekaj.

Të gjithë këta, sipas tyre, kanë vepra penale dhe duhet të dënohen sipas ligjit në fuqi.

Nën tingujt e muzikës, për dallim nga e kaluara protesta e VV-së përfundoi në mënyrë të qetë./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress