Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 27.05.2018 03:56

​Vuçiq për vazhdimin e dialogut, por kërkon kompromis

Sofje | 16/05/2018 19:12

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përsëriti se vendi i tij është i gatshëm për dialog, porse parakusht për këtë është që të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe të formohet asociacioni, si dhe të jetë e qartë se edhe Kosova gjithashtu pranon kompromisin.

Ai këto komente i bëri sonte gjatë takimit me shefen e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini në Sofje.

"Për të ardhur deri te dialogu, ju mund të krijoni atë kur të doni, por së pari që të përfundojë procesi i filluar dhe të formohet asociacioni, dhe kushti i dytë është që pala e dytë të jetë gati për biseda kompromisi. Nëse vijmë në biseda dhe na mbajnë predikime për territore, dhe iu intereson vetëm territori i tyre... këto janë gjëra që kemi ngritur në mënyrë të qartë ", porositi Vuçiq.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress