Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 18.06.2019 09:45

​Vuçiq: Korrigjimi i kufirit një ditë duhet të jetë në tavolinë

Beograd | 10/06/2019 16:03

Kushdo që përballet me atë që po ndodh me të vërtetë në Kosovë, duhet të jetë realist nëse dëshiron të jetë serioz dhe i përgjegjshëm, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se për idenë e demarkacionit nuk ka pasur mbështetje në vend dhe as në Perëndim.

“Nëse mendoni se po bëhen disa marrëveshje afatgjata, me siguri se kjo një ditë duhet të jetë në tavolinë. Dhe disa njerëz të zgjuar do të duhet ta zgjidhin këtë. Më vjen keq që nuk mund të marrë pjesë", tha Vuçiq në seancën e Konventës mbi BE-në.

Nga ana tjetër, shtoi ai, ka pasur një rezistencë të ashpër të fuqive perëndimore.

"Unë nuk e kam marrë ende dhe nuk do ta marrë atë për një kohë të gjatë. Nuk e kanë idenë se çfarë do të ndodhë me Kosovën, as me ndonjë gjë tjetër në Ballkanin Perëndimor. Sugjerojnë diçka, por nuk e dinë se çka do të bëjnë, "tha Vuçiq.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress