Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 30.04.2017 02:57

​Vrau bashkëkombasin, kapet pas 13 vjetësh shqiptari

| 17/02/2017 17:47

Agjentët e Guardia di Finanza në Piaçenca të Italisë kanë arrestuar një shtetas shqiptar, i dënuar në mungesë me 12 vjet burg.

 Mediat italiane bëjnë të ditur se Altin Merhori, 42 vjeç, jetonte në qytetin e Piaçencës prej 13 vjetësh, që kur ishte larguar nga Milano pas vrasjes së një bashkëkombasi.  

Sipas burimeve, vrasja në fjalë ka ndodhur në lokalitetin Sesto San Xhovani dhe është pasuar nga dëmtimi dhe përdhosja e kufomës.  Gjithashtu, Merhori, i cili gjatë kësaj periudhe punonte si transportues për një kompani, akuzohet edhe për shfrytëzim prostitucioni.  

Agjentët e Guardia di Finanza e ndaluan teksa udhëtonte me një fuoristradë. Ai u tregoi atyre dokumente që nga kontrolli rezultuan të falsifikuara. Me të mbërritur në kazermë, falë gjurmëve të gishtave u zbulua identiteti i vërtetë.  

Menjëherë më pas u kontrollua banesa e tij në hyrje të qytetit, ku u gjetën 2 kg e gjysmë kokainë dhe 10 kg marijuan me vlerë 700 mijë euro, si dhe një sasi e konsiderueshme mallrash të vjedhura me vlerë dhjetëra mijëra euro.  

Përveç këtyre ai kishte edhe dy pistoleta, 3 karikatorë dhe municione të shumta, si dhe 5 jelekë anti-plumb, passaporta, karta identitetit, patenta dhe certifikata të falsifikuara.  Gjithashtu, i kërkuari zotëronte disa karta telefoni dhe aparate të shumta celularë, si dhe një instrument për leximin e kartave të kreditit.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress