Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:11

​“Votojmë për të ardhmen tonë”

Prishtinë | 20/09/2019 16:57

“Votojmë për të ardhmen tonë”, ky do të jetë slogani i zgjedhjeve të 6 tetorit, i miratuar si propozim në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në këtë mbledhje po ashtu është vendosur edhe për tingullin, llogon dhe dizajnin e fletushkës.

Anëtarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nazlie Bala tha se kanë pasur edhe propozime të tjera për sloganin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Në këtë mbledhje është përcaktuar edhe tingulli për zgjedhje.

Krahas kësaj, me kërkesë të anëtarit të KQZ-së, Ilir Gashi është kërkuar edhe shqyrtimi dhe miratimi i mënyrës së dërgimit të pakove te fletëvotimeve nga jashtë.

Megjithatë, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se me këtë do të hapen rrugë për parregullsi.

Sa i përket kësaj, Besnik Buzhala, nga divizioni i Shërbimit të Votuesve tha se mjafton që secila pako të jetë e personalizuar, duke pasur edhe kopjen e dokumentit identifikues valid, secila veç e veç.  

Ndryshe, qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme evropiane e kanë nisur dje votimin përmes postës për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit. Qytetarët nga diaspora deri më 4 tetor mund të përzgjedhin të preferuarit e tyre që do t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Kosovës./Sh.Pajaziti

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress