Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 20.11.2019 11:39

​Votimi përmes postës përfundon më 5 tetor

Prishtinë | 20/09/2019 13:38

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës ku u diskutua lidhur me votimin përmes postës, i cili ka filluar më 19 shtator dhe përfundon më 5 tetor.

KQZ thotë se fletëvotimet duhet të pranohen nga ky institucion më së largu më 5 tetor 2019.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 6 tetor 2019.

Sipas vendimit të KQZ-së, bazuar në listën përfundimtare të votuesve numri i votuesve është 1,937.868, ndërsa, KQZ-ja ka vendosur që të shtypen 1,801.800 fletëvotime, pra 136,068 apo 7.02% fletëvotime më pak se votues./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress