Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:15

​Votat me kusht dhe me postë numërohen ditëve të ardhshme

Prishtinë | 07/10/2019 12:57

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve tashmë është duke arritur materiali i ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat e Kosovës, dhe deri në fund të ditës pritet që i gjithë ai material të arrij në këtë qendër.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi i cili tha se aktualisht në QNR është duke u bërë edhe skanimi i listave përfundimtare të votuesve në vendvotime.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet që brenda disa ditëve të nis numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat që kanë arritur përmes postës.

Sipas Valmir Elezit aktualisht KQZ nuk i ka të dhënat se sa persona me nevoja të veçanta e kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar, apo sa është numri i votave me kusht, por që sipas tij këto të dhëna do bëhen të ditura pasi të mbaroj procedura e pranimit të materialit të ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat votuese në Kosovë.

Elezi tha se 2785 persona kanë qenë të regjistruar si persona me nevoja të veçanta, ndërsa Komisionit Qendror Zgjedhor ka pranuar 16 mijë pako të supozuara me fletëvotime.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi  u shpreh optimist se brenda ditës së sotme do të përfundoi edhe publikimi i rezultateve preliminare të zgjedhjeve të djeshme ku deri më tani në web faqe janë publikuar vetëm 97 përqind e vendvotimeve.

Derisa thotë se deri shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet  e 6 tetorit varet nga procedura dhe dinamika e punëve në QNR.

Aktualisht nga 97 përqind e votave të numëruara Lëvizja Vetëvendosje po prin me 200 mijë e 374 vota ose 25.60 për qind.  LDK është në pozitën e dytë me 194 mijë e 778 vota ose  24.88 përqind, PDK radhitet në vendin e tretë me 164 mijë e 930 vota ose 21.07 përqind, e katërta koalicioni AAK-PSD me 90  mijë e 280 vota ose 11. 53 përqind, Lista Serbe ka marr 52 mijë e 529 vota ose 6.71 përqind ndërsa subjektet tjera mbi 10 përqind të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se numri i qytetarëve më të drejtë vote që kanë votuar është 812.049 apo përkthyer në përqindje 44.18 përqind.

Ndryshe, qytetarët patën mundësi të zgjedhin në mesin e 25 subjekteve politike dhe me mbi 1000 kandidatë për deputetë të cilët për dhjetë ditë gjatë fushatës zgjedhore shpalosën programin e tyre./KosovaPress/ 


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress