Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.02.2019 02:58

​Vlerësohet lartë vepra e Nexhip Draga, Aqif Blyta dhe Ferat Draga

Prishtinë | 11/02/2019 14:45

​Nën përkujdesjen e presidentit të Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi është mbajtura akademi për 100-vjetorin e organizatës politike “Xhemijet”.

Me këtë rast, këshilltari i presidentit të Kosovës, Ismajl Syla, tha se periudha mes dy luftërave botërore ishte periudha më e vështirë për Kosovën.

Ai përmendi tri arsyet themelore për organizimin e kësaj akademi; vënia në spikamë e shtypjes së popullit shqiptar; kundërvënia me mjete parlamentarë dhe vënia në spikamë e politikës kolonizuese përmes reformës agrare.

Syla ka thënë se përkundër padrejtësive historike që kanë qenë reflektim, rezistenca e trojeve shqiptare që mbetën jashtë Shqipërisë në konferencën e Londrës, nuk u ndalen asnjëherë.

Profesor Nexhmedin Spahiu, Ferat Dragajn e ka cilësuar si një nga politikanët më të zhdërvjelltë që populli shqiptar ka pasur.

Spahiu po ashtu ka thënë se më meritorët për shpëtimin e popullit shqiptar ishin Nexhip Draga, Aqif Blyta dhe Ferat Draga

Kryetari këshillit Nacional Boshnjak, Sylejman Uglanin, tha se populli i Sanxhakut, Kosovës dhe Maqedonisë i kanë borxh Ferat Dragajt, vizionin e mençurisë së tij. /KosovaPress/

 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress