Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:36

​Visar Ramajli gjedhet president i Bordit të Drejtoreve të KIE-së

Prishtinë | 12/09/2019 20:54

Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE) ka organizuar për herë të shtatë Asamblenë e Përgjithshme, ku prezent ishin anëtarët e Këshillit të Investitorëve Evropian, ku u zgjodhën anëtarët e rinj dhe presidenti i Bordit të Drejtorëve të Këshillit të Investitorëve Evropian (KIE).

President i Bordit te Drejtoreve është zgjedhur Visar Ramajli. 

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme fillimisht është prezantuar edhe Drejtori i ri Ekzekutiv i posazgjedhur i Këshillit të Investitorve Evropian, Emrush Ujkani. Në adresimin e tij Ujkani është zotuar se do angazhohet për promovimin dhe mbrojtjen e interesave të investitorëve evropian në Kosovë. 

Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së, e ftuar nderi në këtë event, përgëzoi anëtarët e zgjedhur të Bordit të  Drejtorëve, Presidentin e sapozgjedhur të Bordit Visar Ramajli dhe drejtorin ekezekutiv, Emrush Ujkani. Ajo rikujtoi njëherit se BE-ja është investitori dhe partneri më i madh ekonomik në Kosovë, prandaj do të vazhdojë përkrahjen për krijimin e kushteve më të mira e të bërit biznes në Kosovë.

Kryetari i ri i zgjedhur Bordit të Këshillit të Investitorëve Evropian (KIE), Visar Ramajli në fjalën e tij deklaroi se Këshilli Evropian i Investitorëve deri më tani ka qenë zëri i të gjithë Investitorëve Evropian në Republikën e Kosovës, ku edhe ka punuar ngushtë me zyrën e BE-së në përmirësimin dhe promovimin e të bërit biznes në Kosovë. 

“Si anëtar i Bordit të Këshillit Evropian të Investitorëve ne do të jemi zëri i secilit anëtar të këtij Këshilli, por edhe do të mbështesim edhe çdo biznes tjetër i cili dëshiron të operojë në Kosovë”, shtoi  Ramajli.

Këshilli i Investitorëve Evropian mbetet partner i besueshëm i vendeve anëtare të BE-së, angazhimet e vazhdueshme do të ndërtohen mbi frymën e orientimit demokratik drejtë krijimit të një mjedisi më të favorshëm për investimet e huaja direkte në Kosovë. 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress