Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 23.08.2019 02:14

​Vijon saga e arrestimit të opozitarit Navalny

| 12/06/2019 13:35

Opozitari kryesor i Kremlinit, Aleksei Navalny u arrestua sot nga policia gjatë një marshimi në Moskë në mbështetje të gazetarit Ivan Golunov, i akuzuar për trafik droge përpara se të shpallej i pafajshëm dhe të lirohej një ditë më parë.

Navalny është arrestuar dhe liruar disa herë nga drejtësia ruse.

”Aleksei Navalny është arrestuar”, shkruante  në një postim në Twitter zëdhënësja e opozitarit, Kira Iarmych.

Të paktën 94 manifestues u arrestuan sot gjatë një marshimi në Moskë në mbështetje të gazetarit investigativ Ivan Golounov, i akuzuar padrejtësisht për trafik droge , i cili u lirua një ditë më parë.

Rreth 1 000 persona u mblodhën në qendër të Moskës dhe një qiin në qytetin e dytë më të madh të vendit, Shën Petërburg për të protestuar për parandalimin e makinacioneve të policisë në këtë çështje, që ngjalli një mobilizim pothuajse të paprecedentë të shoqërisë civile.


Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress