Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 03:04

​Vetëvendosje akuzon Thaçin se po shtyn përpara agjenda ruse

Prishtinë | 10/07/2019 13:45

Një ditë pas publikimit të video- incizimit ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev shpreh shqetësimin për ndryshim të kufijve në rajon, Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar akuza të rënda ndaj presidentit, Hashim Thaçi duke thënë se ai ka bërë plane të fshehta për ndarje të Kosovës dhe kështu po shtynë agjenda ruse.

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, përmes një konference për media tha se presidenti Thaçi po e mashtron popullin duke bërë pazare të fshehta.  

Për këtë, deputeti i bëri thirrje të gjitha partive politike që t’i shfrytëzojnë gjitha mundësitë për të ndaluar presidentin Thaçi të përfaqësojë Kosovën në dialogun me Serbinë.  

“Vendimi i fundit të Gjykatës Kushtetuese e ndal shprehimisht Thaçin prej vazhdimit të dialogut të tillë, apo çfarëdo dialogu me Serbinë. Por duket që kjo nuk do të mjaftoi. Këtë njeri duhet të ndalim të gjithë së bashku që të shpëtojë Kosova. Një njëri i shantazhuar me dosje të vjetra dhe të reja nga Serbia nuk mund të përfaqësoj Kosovën, sidomos në raportin me Serbinë. Mandej Thaçi në këtë formë ka dhe konflikt interesi. Si i shantazhuar nga Serbia, ai po vepron në  interes të Serbisë dhe nëse eventualisht nuk e dëshiron një  të tillë. Prandaj atij duhet t’i ndalohet të përfaqësoj Kosovën e aq më tepër në konflikt me Serbinë. Prandaj në këtë rast i bëjmë thirrje forcave politike që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje e të krijohen kushte që ky president të largohet”, tha deputeti Selimi. 

Duke folur për incizimin që doli në media dje ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev shprehu shqetësimin e tij për ndryshimin e kufijve, deputeti Selimi tha se ajo duhet të shqetësojë të gjitha institucionet vendore, përfshirë dhe aleatët strategjik ndërkombëtar. 

“ Zaev shpreh shqetësimin e drejtpërdrejt se presidenti i Kosovës përmes planit për copëtimin e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve po vepron sipas skenarit të Moskës. Paramendojeni kryeministri i Maqedonisë është i shqetësuar për hallin e Kosovës. Kryeministri Zaev shprehet se është i informuar mirë me këto plane që kanë të bëjnë me ndarjen e Kosovës...ato që po dëgjojmë nga kryeministri Zaev duhet të na shqetësojnë të gjithëve. Mandej jo vetëm qytetarët e Kosovës, jo vetëm institucionet e Kosovës, por dhe aleat tanë strategjik referuar planeve të fshehta të Vuçiqit dhe Thaçit në realizimin e agjendave ruse në rajon”, tha deputeti Selimi./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress