Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 12:32

​Veseli: Ushtarët e lirisë do të dalin faqebardhë (Video)

Prishtinë | 20/07/2019 22:26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për ftesat që u janë dërguar luftëtarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale e për intervistim.

“Besimi ynë në drejtësinë dhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i palëkundur, për aq sa edhe bindja jonë se ushtarët e lirisë do të dalin faqebardhë edhe në fund të kësaj sfide. Kosova shtet i pavarur dhe sovran, është produkt i kësaj sakrifice sublime të qytetarëve tanë. Është e arritur e luftës së tyre për liri, të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ndërsa shteti jonë, është siguria e jetës për fëmijët dhe kombin tonë”, ka deklaruar Veseli./KosovaPerss/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress