Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 12:06

​​Veseli takon kryetarët e degëve dhe shtabeve zgjedhore të PDK-së

Prishtinë | 09/10/2019 17:49

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot kryetarët e degëve të PDK-së dhe shefat e shtabeve zgjedhore, për të diskutuar për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Kryetari Veseli gjatë këtij takimi ka vlerësuar lart angazhimet dhe performancën e degëve dhe aktivistëve që kontribuan në fushatë zgjedhore

Ai ka falënderuar qytetarët për përkrahjen që i kanë dhënë PDK-së më 6 tetor.

Siç njofton PDK, në këtë takim, kryetarët e degëve në mënyrë unanime mbështetën qëndrimin e kryetarit Kadri Veseli që PDK-ja të jetë opozitë.

Me këtë rast të gjithë theksuan se me angazhimin e mirëfilltë, PDK-ja do të jetë opozitë e fuqishme.

“Procesi i reformave të brendshme të partisë do të vazhdojë në mënyrë edhe më intensive nëpër të gjitha degët dhe nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës”, njofton PDK.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress