Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 06:32

​Veseli: Ndërmarrësia dhe eksporti fuqizojnë ushtrinë dhe taksën

Prishtinë | 25/01/2019 14:15

Kryeparlamentari Kadri Veseli është zotuar që së bashku me përfaqësuesit e sektorit privat të transformojë shoqërinë kosovare nga një ekonomi konsumuese në prodhuese.

Ai tha se javën që vjen do të funksionalizohet një zyrë e përbashkët, me qëllim të shtyrjes përpara të ndërmarrësisë.

Ky ishte premtimi i Veselit pas takimit që pati me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës së Afarizmit të Kosovës, Odës Amerikane, Odës Gjermane, Odës Kosovare-Turke, AKB-në, Klubin e Prodhuesve si dhe shoqata të tjera ekonomike.

Sipas tij, ndërmarrësia fuqizon ushtrinë, taksën dhe patriotizmin.

“Ndërmarrësia, prodhimi, eksporti, këto e fuqizojnë ushtrinë që po na bënë kaq shumë entuziazëm. E fuqizojnë patriotizmin, e fuqizojnë taksën, e fuqizojnë shtetin tonë të pavarur dhe sovran”, u shpreh ai, raporton KosovaPress.

Veseli u tregua kritik ndaj atyre që po kërkojnë paga të mëdha, në vend se të fokusohen në zhvillim të vendit.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, u shpreh se ky takim shënon fillimin e një pune konkrete të odave me Parlamentin dhe strukturat e tij për të çuar përpara agjendën zhvillimore të vendit.

Sipas tij, përmes këtij koordinimi po tentojnë të eliminojnë pengesën e disa ligjeve për bizneset, duke përkrahur sektorin privat.

Rukiqi tha se përmes Zyrës së përbashkët të odave me Kuvendin, do të shtyjnë përpara interesat e sektorit privat në vend. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress