Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 04:27

​Veseli: E pafalshme nëse ndërkombëtarët nuk e përkrahin Tribunalin

Prishtinë | 16/05/2019 11:11

Rroba të djegura e të shpuara nga plumbat, të mbathura e gjësende të shumta të personave të zhdukur, nga afër sot i ka parë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli teksa vizitoi vendin ku po ruhen eksponatet e rrobave të të vrarëve dhe artefaktet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Veseli nga aty u zotua se të gjitha këto artefakte do të ruhen dhe do vendosen në Muzeun e Gjenocidit, derisa aktualisht  ato janë duke u ruajtur në ambientet e ministrisë së Administratës Publike.

Kryeparlamentari  u shpreh se do jetë e pafalshme nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e përkrah Tribunalin Ndërkombëtar për krimet dhe gjenocidin serb kryer ndaj shqiptarëve.

Veseli tha se Serbia duhet të distancohet nga krimet që kanë ndodhur dhe të dënohen kriminelët.

“Ky është qëllimi jonë duam paqe nuk duam konflikt duam të ardhme, por më kerkush nuk guxon as nuk  kemi me i lënë me na ngacmua si do edhe drejtësia nuk ka qare pa ndodh....Është papërgjegjësi dhe do të jetë e pafalshme nëse  bashkësia ndërkombëtare nuk e përkrahë iniciativën tonë për Tribunal Ndërkombëtar edhe do të përgjigjen para Kosovës, por gjithsesi edhe Tribunali jonë ndërkombëtar jam shumë i sigurt për aq sa ka njerëz në këtë botë, për aq sa ka dritë,diell do të ndodh edhe drejtësia edhe Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb”, u shpreh Veseli.


Disa nga eksponatet e rrobave Veselit ia shpjegoi drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu i cili tha se në që nga 2004 në pakot e  vendosura aty ruhen rrobat e të zhdukurve.

Ai tutje tha se edhe 500 pako tjera pritet që të vendosen në këtë hapësirë.

“Të gjitha rastet i kanë rrobat që nga 2004-ta i kanë rrobat e arkivolit në vete. Pra secili pako paraqet një histori të dhimbshme, secila pako tregon se si dikush faktikisht ka qenë i vrarë edhe është karakteristike që të gjitha janë të civilëve. I kemi edhe 500 pako të ardhshme të cilat duhet të vijnë dhe me ndihmën e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar i kemi pastruar në tri vitet e fundit dhe i kemi konservuar që mos të shkatërrohen, përndryshe për 15 vite i kemi ruajtur me stafin tim të institutit vetë vetiu në qeskat dhe në pako, u dashke me i ndërrua çdo muaj për shkak të kondensimit të ajrit”, tha Gërxhaliu.

    

Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara tha se 948 rroba dhe artefakte ndodhen në vendin ku po ruhen eksponatet e rrobave të të vrarëve dhe artefaktet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

“Në fazën e parë janë zhvendosur 378 kuti apo sete të rrobave dhe arte fakteve, në fazën e dytë janë bartur 570 që gjithsej janë më shumë se 948 të seteve dhe rrobave të artefakteve që për momentin menaxhohen në këtë hapësirë si zgjidhje e përkohshme për dy arsye. E para ka qenë presioni i ndërkombëtare ndaj familjarëve që me i marr me vete çoftë për t’i hedhur apo çoftë për t’i varrosur bashkë me eshtrat duke varrosur kështu dëshmitë e krimit, gjenocidit që ka ndodhur, dhe e dyta ka qenë për të evituar dëmtimin e mëtutjemë”, tha Gara.

    

Kujtojmë që sot Kuvendi i Kosovës është mbledhur në një seancë plenare për të shqyrtuar Propozim-Rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë.

Veç kësaj në mesin e pikave të rendit të ditës së seancës së sotme është edhe ajo për formimin e Komisionit Shtetëror për krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet dhe gjenocidin serb kryer ndaj shqiptarëve./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress