Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 17.11.2017 11:51

​Vendimi i parë i qeverisë, viti 2018 – viti i Skënderbeut

| 13/09/2017 18:55

Në mbledhjen e parë që ka mbajtur qeveria e Shqipërisë, pas dhënies së betimit, vendimi i parë ishte shpallja e viti 2018 vit mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit - Skënderbeut.

Vendimet e tjera lidhen me dhënien e mundësive të nisjes nga puna të procesit të vetting-ut. Qeveria vendosi që ambientet e ish-objektit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, t’i jepen institucioneve të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. 

Administrata e vetting-ut do punojë edhe në një pjesë të ndërtesës ku ndodhet Kontrolli i Lartë i Shtetit. Aty do vendoset Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Një nga vendimet lidhet me lehtësimin e procedurave me çertifikatat që lëshohen nga Gjendja Civile. Ky ishte edhe një nga premtimet e kryeministrit për lehtësimin e burokracive shtetërore.  Qeveria e re diskutoi edhe për dhënien e një ndihme financiare qeverisë amerikane për të lehtësuar pasojat e dëmeve të shkaktuara nga uraganet “Irma” dhe “Harvey”.  

Vendimet e tjera janë për formatimin e qeverisë së re, e cila është më e vogël në numër. Për çdo ministri janë miratuar vendimet për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress