Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.04.2019 05:20

​​Vdiq historiani Muhamet Pirraku

Prishtinë | 31/01/2014 22:45

Në moshën 70 vjeçare ka ndërruar jetë historiani, Muhamet Piarraku. Ai së fundi ishte këshilltar shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe do të shquhet si përhapës i literaturës beletristike, filozofike e historiografike të botuar në Tiranë dhe nga Mërgata shqiptare në Evropë dhe SHBA dhe si gjurmues e studiues i frytshëm me ndikim të madh nga viti 1968.

Ishte pjesë e Ilegales patriotike shqiptare me disidentizmin në veprimtarinë politike, kulturore, arsimore, publicistike e shkencore legale.

Ishte edhe i burgosur, kur edhe iu konfiskuan rreth dhjetë mijë faqe në dorëshkrim: shënime të kujtesës historike, punime shkencore, ditarë dhe rreth tridhjetë mijë vargje poetike si dhe literaturë historiografike, politike e filozofike.

Prof. Dr. Muhamet Pirraku, pati rol të rëndësishëm në Lëvizjen për Pajtimin Gjithëshqiptar (përmes faljes së gjaqeve dhe të hasmërive) dhe fuqimisht e mbështeti aktivitetin luftarak dhe politik çlirimtar të UÇK-së, në tri Shfaqjet e saj 1993-2001.

Me rastin e vdekjes, familjes Pirraku, telegram ngushëllimi i ka dërguar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress