Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 13.11.2018 10:13

​Vazhdon drama për vendosjen e flamurit shtetëror

Prishtinë | 13/02/2018 21:29

Ende nuk është arritur të vendoset flamuri i Kosovës, pasi u hoq ai kombëtar të rrethi në hyrje të Prishtinës.

Për ironi, flamuri i Kosovës është vjedhur dhe zjarrfikësit të cilët u ftuan ta heqin flamurin kombëtar, janë duke pritur deri sa të sjellët flamuri i Kosovës.

Në një situatë të tensionuar, me praninë e forcave policore dhe shumë qytetarëve, është hequr flamuri kombëtarë, në hyrje të Prishtinës.

Forca të mëdha policore kanë lokalizuar vendin tek rrethi në hyrje të Prishtinës ku është i vendosur flamuri kombëtar, në përpjekje për të ndalur qytetarët që kundërshtojnë heqjen e flamurit.

Disa qytetarë po kërkojnë që të mbetet aty flamuri kombëtar dhe për atë shtetëror të behët një zgjidhje tjetër./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress