Letra urimi për këtë ditë kanë dërguar edhe presidenti i Shqipërisë, presidentja e Estonisë dhe presidenti i Panamasë.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, në urimin e tij ka siguruar se Shqipëria, bazuar në frymën dhe vizionin evropian e euroatlantik, do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit dhe do ta mbështesë pa asnjë rezervë në ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit shtetëror.
Presidentja e Republikës së Estonisë, Kersti Kaljulaid, në letrën e saj të urimit për presidentin Thaçi ka shkruar se është e sigurt se marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimi mes dy shteteve do të vazhdojë të intensifikohet në të ardhmen.
Edhe presidenti i Republikës së Panamasë, Juan Carlos Varela Rodríguez, e ka uruar presidentin Thaçi duke shprehur përkushtimin e tij për të punuar drejt konsolidimit të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.
Më herët, presidenti Thaçi është uruar edhe nga krerë shtetesh dhe liderë të tjerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Zvicrës, Austrisë, Italisë, Hungarisë, Kroacisë, Malit të Zi, Belgjikës, Suedisë, Holandës, Emirateve të Bashkuara dhe San Marinos.



Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018