Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, projekti i së cilit mëton ta zgjidhë kaosin urban, doli sot për të inspektuar punimet në këtë projekt, ku si rrjedhojë u bë edhe largimi i njërit nga binarët përgjatë gjithë vijës hekurudhore në qendrën e qytetit.

Bashkë me drejtorin për Infrastrukturë, Arbër Bytyqin, zyrtarë nga InfraKos e punonjës në projektin e lartcekur u hoq sot një nga binarët e pashfrytëzuar e qarkullimit hekurudhor me lejen e autoriteteve përkatëse, gjë që lehtëson qarkullimin në këtë pjesë për qytetarët dhe mundëson zhvillimin e punimeve të nëndheshme për ndërtimin e nënkalimit për vetura e këmbësorë.

Përfunduar në mbi gjysmën e tij, projekti “Bashkimi i Qytetit” për pak muaj del në krahun e rrugës “Ahmet Kaçiku”, për t’u përfunduar plotësisht vitin që vjen. Kjo vepër gjigande infrastrukturore që tashmë listohet në rangun e projekteve identifikuese të Ferizajt, po përfundohet sipas dinamikës e standardeve më të larta të punës.
...lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019