Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 12:04

​Varvitsiotis: Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore mjet efikas për paqen në rajon

Prishtinë | 09/10/2019 18:25

Greqia beson se hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një mjet efikas për paqen dhe stabilitetin e rajonit, deklaroi ministri i Jashtëm alternativ grek, Miltiadis Varvitsiotis në një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar grek për Mbrojtjen Kombëtare dhe Punët e Jashtme, sipas medieve greke.

”Greqia është në favor të BE-së për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi ai.

Ai tha se Greqia gjithmonë ka mbështetur politikën europiane të zgjerimit për përfshirjen e  vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Greqia beson se ky është një mjet efikas për të arritur paqen, stabilitetin dhe prosperitetin për rajonin dhe më gjerë”, theksoi Varvitsiotis./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress