Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 16.06.2019 07:47

​Ushtria e Kosovës parakalon për 20 vjetorin e çlirimit;Thaçi: FSK e gatshme të mbrojë paqen

Prishtinë | 13/06/2019 12:36

Për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, njësitet e Ushtrisë së Kosovës kanë parakaluar në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ushtarëve me një fjalim u është drejtuar komandanti suprem Hashim Thaçi, i cili tha se sot Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për të mbrojtur paqen për çdo qytetar të vendit në cdo cep të territorit.

Thaçi tha se FSK është Forcë profesionale, e standardeve të NATO-së dhe Forcë multietnike. Para ushtarëve presidenti tha se po punojnë për një marrëveshje finale me shtetin serb.


Ndërsa, deklaroi se kanë ndërtuar marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët, duke përmendur Malin e Zi, Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë. Kreu i shtetit tha se i gëzohen anëtarësimit të Malit të Zi dhe Maqedonisë në NATO, ndërkohë që potencoi se edhe Kosova është duke punuar që sa më parë të jetë pjesë e NATO-së.

Thaçi duke iu drejtuar ushtarëve të Kosovës tha se nga aspirata dhe angazhimi i popullit për liri kanë lindur edhe ata. Ai tha se e kishin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të transformuar pastaj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pastaj ai tha se kanë themeluar Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe para pak muajsh edhe ushtrinë e Kosovës.

Presidenti potencoi se po punojnë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkim Evropian.

Presidenti Thaçi ka folur edhe për shënimin e 20 vjetorit të lirisë, ku ai tha se kujtojnë të gjithë dëshmorët e lirisë dhe ata që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të vendit dje është mbajtur ceremonia qendrore, ku për shënimin e këtij përvjetori vendin e kanë vizituar ish presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja Amerikane Madeleine Albright./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress