Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 17.11.2019 07:11

​UP-së i shtohen 14 doktorantë të rinj

Prishtinë | 08/11/2019 17:30

Në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot është mbajtur ceremonia e gradimit të 14 kandidatëve për doktorë të shkencave.

Kandidatët e shpallur doktorë të shkencave janë nga Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore, Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Mjekësisë.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, gjatë kësaj ceremonie i uroi doktorantët e rinj, me ç’rast theksoi se puna me përkushtim e kandidatëve ka bërë që ata të jenë këtu ku janë sot, duke i bërë krenarë jo vetëm familjarët por edhe universitetin.

Kandidatët e shpallur doktorantë janë:

1. Dëfrim Gashi

2. Skënder Zhitia

3. Mustafë Haziri

4. Valbonë Mehmeti

5. Nesade Muja Bajraktari

6. Adil Olluri

7. Gëzim Qerimi

8. Rexhep Suma

9. Murtez Zekolli

10. Vjosa Fejza

11. Vlora Prenaj

12. Sinan Rusinovci

13. Zana Vela Gaxha dhe

14. Valbon Ajazaj

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress