Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 16.11.2019 03:41

​Uashingtoni shqyrton lehtësimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut

Prishtinë | 11/07/2019 23:25

Uashingtoni është duke shqyrtuar lehtësimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, e cila mund të shtrihet në një periudhë deri në 18 muaj, nëse Pheniani plotëson disa kushte, sipas agjencia koreanojugore të lajmeve “Yonhap”, që citon burime nga Shtëpia e Bardhë.

“Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, mendon të ofrojë një pezullim prej 12 deri në 18 muaj të disa sanksioneve nëse Koreja e Veriut çmonton centralin e saj kryesor bërthamor Yongbyon dhe ngrin të gjithë programin bërthamor”, shkruan agjencia koreanojugore.

Që nga viti 2006, Koreja e Veriut po përballet me sanksione të ashpra nga OKB-ja dhe SHBA-ja, pasi Pheniani kreu testet e para bërthamore.

Kjo ofertë vjen pasi presidenti Trump muajin e kaluar takoi liderin koreanoverior, Kim Jong Un, në zonën e demilitarizuar (DMZ përgjatë kufirit Veri-Jug). Trump kaloi në Korenë e Veriut dhe shtrëngoi duart me Kimin duke u bërë presidenti i parë amerikan që hyn në territorin e Koresë së Veriut./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress