Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 16.06.2019 07:50

​Tusk: Hapja e negociatave do të shtyhet

Bruksel | 12/06/2019 18:50

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të nisë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mirëpo ka paralajmëruar se nuk do të ketë një vendim të shpejtë.

“Unë personalisht besoj se duhet të ketë vetëm një vendim: për të nisur negociatat, bazuar në rekomandimet e Komisionit Evropian”, ka thënë Tusk në një konferencë të përbashkët me presidentin e Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski në Bruksel.

“Si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria kanë bërë “gjithçka që është pritur” për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit, mirëpo ka shtuar se “jo të gjitha shtetet anëtare janë të përgatitura për të marrë vendim për hapje të negociatave në ditët në vijim”, tha ai.

Muajin e kaluar, Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e bisedimeve për të dyja këto shtete. Kjo çështje pritet të diskutohet në një takim të ministrave të BE-së javën e ardhshme në Luksemburg.  /tch/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress