Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 02:37

​Turqia do të vazhdojë ndihmën për Kosovën

Prishtinë | 23/04/2019 18:14

Shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Jashtëm të Turqisë, ambasadorin Faruk Kaymakci, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe për ndihmën e Turqisë në proceset e integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ai me këtë rast ka marrë premtimin nga zëvendësministri Kaymakci se Turqia do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon.

“Turqia është njëra nga partneret kyçe të Kosovës, andaj edhe i kërkova zëvendësministrit Kaymakci që ndihma turke për Kosovën të vazhdojë edhe më tutje. Po ashtu, zëvendësministrin Kaymakci e njoftova se pala kosovare është në përmbyllje të procedurave për funksionalizimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Turqinë, e cila do të jetë e dobishme për të dyja palët”, shkruan Pacolli në Facebook.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress