Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 07:39

​Trump thotë se trupat kineze janë vendosur pranë kufirit me Hong Kongun

Uashington | 13/08/2019 21:19

Shërbimet e inteligjencës amerikane raportojnë për vendosjen e ushtarëve kinezë në kufirin me Hong Kongun, tha sonte presidenti i SHBA-së Donald Trump në Twitter, duke bërë thirrje për qetësi.

Në një mesazh tjetër, Trump gjithashtu tha në Twitter se shumë njerëz e akuzojnë atë, përfshirë SHBA-në, se është përgjegjës për "problemet aktuale në Hong Kong".

Presidenti i SHBA-së nuk specifikoi se për çfarë bëhet fjalë, derisa më herët pati deklaruar se situata në Hong Kong është e vështirë, duke shfaqur shpresën se askush nuk do të plagoset ose të vritet, transmeton KosovaPress.

Protestat në Hong Kong kanë vazhduar që nga fillimi i qershorit dhe nuk kanë të ndalur.

Lëvizja protestuese, ndër të tjera, kërkon dorëheqjen e kryeministrit të Hong Kongut, Kerry Lam, zgjedhje të drejtpërdrejta, lirimin e të arrestuarve në protestat e mëparshme dhe hetime për përdorimin e forcës policore kundër demonstruesve.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress