Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.09.2019 05:00

​Trump takon Putinin gjatë Samitit G20 në Japoni

Prishtinë | 12/06/2019 23:20

Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në kuadrin e Samitit G20, që do të mbahet në fund të qershorit në Japoni.

“Do të takohem me presidentin Putin gjatë Samitit të G20”, deklaroi Trump nga Shtëpia e Bardhë pas një takimi me presidentin polak, Andrzej Duda.

“Do të takohem me Presidentin kinez Xi në G20, si dhe me shumë liderë të tjerë” shtoi ai.

Miliarderi republikan ka njoftuar të njëjtën gjë edhe në maj, por Kremlini bëri të ditur atëherë se nuk kishte një marrëveshje për një takim dypalësh midis kryetarëve të shteteve.

Takimi i tyre i fundit, në Helsinki, daton në korrik 2018. Donald Trump, i cili kishte premtuar të përmirësonte marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, tronditi klasën politike amerikane me tonin e tij pajtues ndaj Vladimir Putin./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress