Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.09.2019 02:05

​Trump premton intensifikimin e luftimeve kundër talebanëve

Prishtinë | 11/09/2019 19:41

Presidenti amerikan, Donald Trump premtoi sot sërish se do të intensifikojë luftimet kundër talebanëve në Afganistan pas anulimit të shtunën të një takimi me përfaqësuesit e këtyre të fundit për të arritur një marrëveshje paqeje.

“Gjatë katër ditëve të fundit, ne kemi goditur armikun tonë më fuqishëm nga se kemi bërë ndonjëherë dhe kjo do të vazhdojë”, theksoi Trump gjatë një ceremonie në Pentagon, 18 vite pas atentateve të 11 shtatorit.

Duke përmendur atentatin në Kabul ku humbi jetën një ushtar amerikan dhe që e shtyu të anulojë takimin sekret të parashikuar, Trump vlerësoi se “talebanët dëshironin të tregonin forcën e tyre, por në të vërtetë treguan dobësinë e tyre”./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress