Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 22.09.2017 06:18

​Trump pranon që Rusia ka ndërhy në procesin zgjedhor

Uashington | 11/01/2017 18:56

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump në konferencën e parë si President, ka pranuar se rusët ndërhynë në procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara.

Trump për herë të parë pranoi se prapa sulmeve kibernetike në kampin e kundërshtares së tij Hillary Clinton ishin rusët. “Mendoj se ishte Rusia”, deklaroi Trump ndërsa dhe shtoi se Rusia nuk ishte i vetmi vend që ka ndërhyrë me hakerë në SHBA dhe për këtë akuzoi demokratët, se nuk kanë marrë masat e nevojshme mbrojtëse.

Trump ka folur edhe për bizneset e tij, i cili tha se dy djemtë e tij do t’i udhëheqin bizneset pa i diskutuar çështjet biznesore me te dhe shtoi se biznesi do të jetë e kaluara e tij, pasi do të fokusohet në Presidencën amerikane.

Presidenti Trump bëri të ditur se javën e kaluar e ka refuzuar një marrëveshje në vlerë prej 2 miliardë dollarësh në Dubai.  

Trump pati disa fjalë edhe për mediat, ku tha se “media CNN është media e rreme", kurse për tabloidin “Buzzfeed”, e quajti të kot./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress