Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 22.05.2019 09:59

​Trump përdor veton për të financuar murin në kufi me Meksikën

Prishtinë | 15/03/2019 22:22

Presidenti amerikan, Donald Trump përdori sot veton e tij për të bllokuar një rezolutë të miratuar nga Kongresi dhe për të zhbllokuar në mënyrë urgjente fondet për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën.

Kjo është hera e parë që prej ardhjes në pushtet, dy vite më parë, që Trump po përdor këtë procedurë.

”Kongresi ka të drejtën për të votuar këtë rezolutë dhe unë kam për detyrë për ta kundërshtuar atë me veton time’’, deklaroi ai nga Zyra Ovale.

“Njerëzit nuk e pëlqejnë termin pushtim, por pikërisht për këtë fenomen bëhet fjalë”, shtoi ai, duke iu referuar emigracionit të paligjshëm, shkruan ATSH.

Kongresi i dha një goditje ish-biznesmenit nju jorkez pas votimit me mbështetjen e dymbëdhjetë senatorëve të kampit të tij, një rezolutë që bllokon procedurën e emergjencës, që ai e dekretoi për të çuar përpara një nga premtimet e tij të fushatës zgjedhore./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress