Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 22.10.2019 01:56

​Trump paralajmëron forcimin e sanksioneve ndaj Iranit

Uashington | 18/09/2019 16:16

Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se do të forcojë sanksionet ndaj Iranit pas sulmit ndaj objekteve të naftës saudite.

"Unë do të urdhëroj Ministrinë e Financave të forcojë sanksionet në mënyrë të konsiderueshme kundër shtetit iranian," tha Trump në Twitter, pa specifikuar detaje të tjera.

Sanksionet shtesë vijnë pas atyre të mëhershme  që Uashingtoni ka vendosur ndaj Teheranit qëkur SHBA u tërhoq nga një marrëveshje ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Iranit në maj 2018.

Autoritetet amerikane nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një përgjigje ushtarake pas sulmit në objektet saudite.

Sulmi ka rritur më tej tensionet midis SHBA-së dhe Iranit pasi Uashingtoni akuzoi Teheranin zyrtar se qëndron prapa për sulmit edhe pse rebelët shiitë jemenas kanë marrë përgjegjësi.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress