Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.04.2019 06:49

​Trump kërkon që të ndalet zjarri në katedralen e Notre Damit

Prishtinë | 15/04/2019 20:36

Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar pas përfshirjes nga flakët të katedrales së famshme franceze në Paris.

Trump shkroi në Twitter se ndoshta duhet të përdoren avionë me rezerva uji për ta ndalur zjarrin.

“Shumë e tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen e Notre Damit në Paris. Ndoshta avionët me rezerva uji duhet të përdoren që ta ndalin atë. Duhet të veprohet shpejtë”, ka shkruar Trump.

Katedralja e Notre Damit është përfshirë sot nga flakët. Kjo katedrale është ndër më të vjetrat në Evropë dhe është ndërtuar në shekullin e 12-të.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress