Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 06:00

​Trump heq dorë nga plani për të mbajtur samitin G7 në pushimoren e tij

Uashington | 20/10/2019 21:58

Foto nga arkiva

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar se ai ka anuluar planet për të mbajtur samitin e ardhshëm G7 në klubin e tij të golfit në Majami.

Ai sugjeroi javën e kaluar që samiti do të mbahej në pushimoren “Trump National Doral”, por hoqi dorë pas kritikave.

Trump denoncoi në Twitter mediat dhe demokratët për kundërshtimin e mbajtjes së samitit në Doral.

"Mendova se po bëja diçka shumë të mirë për vendin tonë duke pritur drejtuesit e G7 në resortin Doral, i cili është i madh, i vendosur pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Majamit, ka salla të jashtëzakonshme dhe secili delegacion do të kishte një ndërtesë me 50 deri në 70 dhoma . Unë thashë që do ta bëja pa fitime ose nëse lejohet ligjërisht, pa asnjë kosto për SHBA. Sidoqoftë, si zakonisht, media armiqësore dhe partnerët e tyre demokratikë janë çmendur,” tha ai.

Trump tha gjithashtu se vendet e tjera, përfshirë Kamp David - rezidenca presidenciale në Maryland - do të konsiderohen për vendin e mbajtjes së samitit.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress