Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 20.01.2020 02:33

​Trump dënon vrasjet dhe arrestimet e protestueseve në Iran

Prishtinë | 05/12/2019 23:54

Presidenti amerikan, Donald Trump dënoi sot represionin brutal ndaj manifestuesve në Iran, duke shprehur keqardhje për numrin në rritje të arrestimeve në protestat që kanë shpërthyer që prej mesit të nëntorit në Republikën Islamike.

“Kjo është e tmerrshme”, theksoi presidenti amerikan gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e përfaqësuesve të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Ata po vrasin shumë njerëz dhe po arrestojnë mijëra nga qytetarët e tyre në një represion brutal”, shtoi ai./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress