Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 27.05.2018 03:44

​Transformimi i FSK-së në ushtri ende nuk ka datë

Prishtinë | 15/05/2018 14:38

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se do të ndodhë transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, por përkundër kësaj ai nuk ka dhënë një datë se kur do të ndodhë ky transformim.

Ai këto komente i bëri pas takimit prezantues për arritjet dhe planet në sigurinë e Kosovës, me theks të veçantë për FSK-në, me ambasadorët e akredituar në vendit tonë me temën “Kosova e mbrojtur dhe e Sigurt”.

Me këtë rast Haradinaj ka thënë se Kosova ka arritur nivelin e zhvillimit, i ka përmbushur argumentet e nevojshme që të ndodhë transformimi i FSK-së në ushtri, por duhet të vendosë për mënyrën e ecjes përpara.  

Po ashtu, kryeministri ka potencuar se transformimi i FSK-së në ushtri nuk nënkupton marrjen e detyrave të KFOR-it, por sipas tij Kosova nga një absorbues kthehet në kontribuues të sigurisë në planin e brendshëm.

I pyetur se a ka marrë mbështetje nga ambasadorët e akredituar në Kosovë, kreu i Qeverisë është shprehur se nuk ka pozicione kundër.

Ndërkaq, i pyetur rreth asaj se a ka ndonjë informacion që dikush nga anëtarët e kabinetit të tij nga pakicat serbe është kryetar i ndonjë organi paralel diku në Kosovë, kryeministri Haradinaj ka thënë se nuk ka ndonjë informacion të tillë.

Në konferencën “Kosova e sigurt dhe e mbrojtur”, organizuar nga kryeministri i Kosovës, morën pjesë ambasadorët e akredituar në Kosovë, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, gjenerali i FSK-së Rrahman Rama, drejtori i NALT për Kosovën, gjeneral Ralf Hoffmann, dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve në vend./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress