Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 16.07.2019 07:23

​Tragjedia në Prishtinë, neglizhencë e institucioneve të drejtësisë

Prishtinë | 23/04/2019 17:09

Po të vepronin siç duhet institucionet e drjetësisë në Kosovë, rasti i djeshëm tragjik nuk do të ndodhte.

Kjo pasi që për dorasin që vrau gruan dhe nusen e djalit Policia kishte ushtruar në Prokurori kallëzim penal qysh në vitin 2017.

Hasan Krasniqi i cili vrau me armë zjarri gruan e tij Hysnijen, renë Remzijen dhe më pas veten, në  Policinë e Kosovës ishte raportuar para rreth 2 viteve për një kërcënim me armë dhe lëndime në familjen e tij.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, nëpërmjet telefonit  ka thënë për KosovaPress se në stacionin policor jugu në Prishtinë më 7 gusht 2017, ndaj personit H.K, janë iniciuar veprat kanosje, lëndim trupor dhe mbajtje në pronësi, kontroll, apo posedim i pa autorizuar i armës.

Ahmeti thotë se personit të dyshuar i është konfiskuar një armë zjarri dhe ndaj tij lidhur me rastin në fjalë më datën 11.08.2017, është dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.


Ky fakt është shqetësues për Ehat Miftarajn  nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Sipas Miftarajt, nëse Prokuroria e Shtetit do të ndërmerrte, rasti i djeshëm tragjik në rrugë “Bill Clinton” nuk do të ndodhte.

Miftaraj thotë se fakti që ky person(Hasan Krasniqi vrasësi) ka pasur precedent edhe më herët, ku ka kërcënuar gruan dhe familjen e tij, tregon se institucionet përkatëse nuk i kanë kushtuar rëndësi për trajtimin e këtij rasti. 

Ai theksoi se për këtë duhet një analizë gjithëpërfshirëse, ku përveç Prokurorisë, Policisë, gjyqësorit, duhet të përfshihen edhe akterët tjerë siç janë punëtorët social, psikiatër dhe të tjerë, sepse prokurori i shtetit përveç luftimit të kriminalitetit, ka për obligim që nëpërmes masave të parandalojë veprat e tilla të vrasjeve.

KosovaPress ka bërë përpjekje që të marrë një deklaratë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës por as kryeprokurori Imer Beka e as zyrtarë tjerë nuk janë përgjigjur në thirrjet telefonike.

Hasan Krasniqi, Hysnije Krasniqi dhe Remzije Krasniqi do të varrosen nesër në orë dhe vende të ndryshme.

 “Ju njoftojmë, se varrimi i familjarëve tonë që vdiqën tragjikisht më 22.04.19 bëhet nesër.

Hasan ( Sadri ) Krasniqi varroset nesër 24.04.19 në ora 11:00 në varrezat e fshatit Grashticë.

Hysnije ( Shaban ) Krasniqi varroset nesër 24.04.19 në ora 13:00 në varrezat e Zllatarit-Matiqan.

Remzije Kamberi Krasniqi varroset nesër 24.04.19 ne ora 16:20 në varrezat Dragodan”, thuhet në njoftimin e djalit, përkatësisht bashkëshortit Kreshnik Krasniqi në rrjetin social Facebook. /KosovaPress/




Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress