Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 13.11.2018 06:42

​Tragjedi në Itali, ambasada e Kosovës atje nuk deklaron nëse ka shqiptarë të lënduar

Prishtinë | 15/08/2018 08:22

Ambasadorja e Shqipërisë në Romë, Anila Bitri ka deklaruar se nuk ka shqiptarë të lënduar pas shembjes së urës në rajonin e Ligurias, pavarësisht se ka shumë prej tyre që jetojnë në këtë rajon.

Bitri është shprehur se konsulli shqiptar i nderit në Liguria është në dispozicion për çdo ndihmë.

“Ne kemi ndjekur me dhimbje sot ngjarjen tragjike shembjen e urës, një pikë e rëndësishme që lidh rajonin e Ligurias me rrjetin e autostradave nacionale dhe ato që lidhin Italinë më tej me Evropën. Ai është një rajon që ka një popullsi shqiptare. Nuk kemi informacion që të kemi shqiptarë të humbur apo jetë të prekura në rajon. Do të presim më tej zhvillimet, identifikimin e viktimave për të pasur informacione të tjera më të detajuara”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, ajo ka shprehur solidaritetin për këtë ngjarje të rëndë.

“Të gjithë janë të lënduar nga kjo tragjedi e rëndë. Ne po e ndjekim me vëmendje situatën dhe jemi të gatshëm për të asistuar në rast nevoje. Konsulli ynë i nderit në rajon është i gatshëm për të qenë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë ajo.

Por, ambasadorja e Kosovës në këtë shtet, ALma Lama nuk ka dhënë asnjë deklaratë ende.

Madje, kjo ambasadë as që kanë dërguar ndonjë njoftim apo numër ku mund të telefonohet për të mësuar për gjendjen e shqiptarëve atje.

KosovaPress ka kontaktuar edhe me zyrtarë të MPJ-së por ende askush nuk është deklaruar për këtë çështje./ KosovaPress

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress